MENU
klinika

Vitaminat e duhura

Si të parandaloni pneumoninë në mënyrë natyrale!

06.11.2018 - 11:22

A e dini se nga pneumonia dhe gripi vriten mbi 50,000 individë çdo vit? Këto shifra janë shumë të frikshme.

Natyrisht, shumë mjekë dhe infermierë kërkojnë me forcë çdo vit trajtime dhe medikamente të reja dhe efikase.

Megjithatë, këto kërkime ende nuk i japin një individi atë që kanë nevojë për të mbijetuar. Plus kur shfaqet një grip, organizmi ekspozohet nga shumë substanca toksike, si zhiva, alumini dhe formaldehidet.

Antibiotikët jepen zakonisht për të trajtuar pneumoninë por ato janë shumë të paefektshme pasi nuk e trajtojnë virusin. Pneumonia do të vazhdojë të punojë në sistemin imunitar, duke e bërë atë më të dobët.

Si të parandaloni pneumoninë në mënyrë natyrale!-konica.al
Si të parandaloni pneumoninë në mënyrë natyrale!-konica.al

Ka një mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar gripin dhe pneumoninë, por profesionistët mjekësorë shpesh nuk e ndajnë me pacientët e tyre. Një vitaminë mund ta vrasë me sukses në një dozë. Kjo vitaminë është Vitamina C.

Dr.Frederic Klenner dhe mjekë të tjerë ,gjatë një studimi kanë zbuluar se vitamina C ka shumë veti shëruese.

Vitamina C mund të ndihmojë trupin të luftojë me bakteret që bëjnë trupin të dobët. Kjo është një nga vitaminat më të sigurta dhe më efektive që mund të konsumoni.
Vitamina C gjithashtu mund të ndihmojë trupin të ulë stresin.

Si të parandaloni pneumoninë në mënyrë natyrale!-konica.al
Si të parandaloni pneumoninë në mënyrë natyrale!-konica.al

Vitamina C duhet të konsumohet nga goja, në formë të lëngshme ose në një pilulë. Vitamina C ka fuqi të mëdha në trup dhe një nga mënyrat më të lehta për të marrë këtë mrekulli në trup është të shtrydhni një limon në ujë dhe ta pini.

Burime të tjera të vitaminës C përfshijnë fruta dhe perime, si portokall, mandarinë, gujava, kivi, speca të kuq, grejpfrut, speca jeshile, luleshtrydhe, lëng perimesh, kantalupë, lakër brukseli, ananas, brokoli, papaja dhe lulelakër.

Nëse konsumohet shumë vitamina C, ekziston rreziku i shqetësimit të stomakut ose diarresë parndaj duhet konsumuar ne sasi të kontrolluar.