MENU
klinika

Champions League

Situata në 8 grupet dhe llogaritë e kualifikimit

27.11.2018 - 12:27

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e parafundit në grupe të Champions League. Katër ndeshjet e para janë luajtur në tetë grupet e Champions-it. Pas kësaj, vetëm Barcelona e ka garantuar vendin në 1/16 finale të kompeticionit më madhor për klubet në Europë.

Me barazimin e fundit në “San Siro”, katalanasit janë kualifikuar zyrtarisht për në fazat me eliminim direkt. Në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve shpresojnë të jenë të tjera skuadra të mëdha, të cilat sot e kanë ende të komplikuar rrugën e mbetur.

Dy ndeshjet e mbetura për secilin grup premtojnë emocione të forta, sepse vetëm Monaco, PSV, Lokomotiv, AEK Athens, Viktoria Plzen dhe Young Boys janë eliminuar.

NDESHJET E SOTME

Të tjerët i kanë ende gjallë shpresat për të përparuar në këtë kompeticion. Ja cila është situata në tetë grupet, pas ndeshjeve të katërta në secilin prej tyre, këtë mesjavë, dhe llogaritë për kualifikim të skuadrave të tjera.

GRUPI A

Llogaritë e Atletico Madridit janë sqaruar shumë me fitoren kundër Borussia Dortmundit. Është e vërtetë se fitorja e Bryzh në “Luis II” e pengon skuadrën e Diego Simeone të kualifikohet për momentin, por vetëm një “dramë” në dy sfidat e mbetura mund ta eliminonte nga Liga e Kampionëve.

Do të mjaftojë një triumf ndaj Monaco, tashmë të eliminuar, që spanjollët të siguronin gjithçka në “Ëanda Metropolitano”. Një tjetër gjë është për të arritur vendin e parë në grup.

Për këtë do të duhej një pengesë e Dortmundit, pasi golaverazhi favorizon gjermanët. Humbja 4-0 ndaj Borussia Dortmundit është një “kundërpeshë” shumë e rëndë për Atletico Madridin.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI B

Barcelona është kualifikuar, duke e lënë luftën për vendin e dytë mes Interit dhe Tottenham. Me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur, kampionëve të La Liga-s u nevojiten vetëm tri pikë për të “çimentuar” kreun e grupit. Vizita në fushën e PSV, që është eliminuar, duket të jetë e favorshme për këtë.

Ballafaqimi Tottenham-Inter (italianët fituan 2-1 në ndeshjen e parë) do të jetë vendimtar për të parë se cila do të jetë skuadra e vendit të dytë, që kualifikohet më tej.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI C

Fitorja e papritur e Crvena Zvezda kundër Liverpool-it dhe barazimi mes PSG dhe Napolit e ka kthyer grupin C me “kokë poshtë”. Secili mund të kualifikohet dhe secili mund të mbetet jashtë.

Klasifikimi do të qartësohet pas dy xhirove të “infarktit”, në të cilat rezultatet e veçanta kanë shumë për të vendosur. PSG-Liverpool dhe Liverpool-Napoli parashikohen si finale për klubet, që nuk janë të dizajnuara të eliminohen që në pengesën e parë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI D

Porto ka një avantazh të mirë, pas likuidimit të Lokomotiv Moska, e cila tashmë mund të aspirojë vetëm për Ligën e Europës. Megjithatë, portugezët nuk duhet të “flenë mbi dafina”.

Një humbje në xhiron e radhës në “Do Dragao”, kundër Schalke, së bashku me një triumf të mundshëm të Galatasaray në Moskë, do t’i bënte Iker Casillas me shokë që t’i luanin shanset e kualifikimit në Stamboll, ndeshjen e fundit. Dhe kjo nuk duket e mirë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI E

Asnjë ekip i kualifikuar në një grup, në të cilin gjithçka tregonte se Ajax dhe Bayern Munich ishin favoritë. Megjithatë, fatin e vendit të parë do ta vendosë xhiroja e fundit, ndeshja e tyre të veçantë në Amsterdam.

Benfica ka ende mundësi, edhe pse do të duhet të fitojë në Munih, në ndeshjen e ardhshme kundër bavarezëve, që duhet të vërtetojnë kualifikimin e tyre matematikor. AEK, tashmë është eliminuar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI F

Goli i fundit i Hoffenheim në Lyon do të thotë se nuk ka asnjë ekip të kualifikuar, as të eliminuar. Manchester City ende mund të rrëzohet, nëse do të kemi një barazim tre-palësh me Lyon dhe Hoffenheim.

Shakhtar, i cili është i fundit, mund të kualifikohet, nëse i fiton dy ndeshjet e tij të mbetura në grup dhe Manchester City shënon një gol në stadiumin e Lyon. Ndeshja e fundit, Lyon-Manchester City, mund të “ndezë zjarrin”. Francezët e kanë mundur Guardiolën dhe të tijtë në ndeshjen e parë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI G
Real Madridi dhe Roma do të luajnë xhiron e ardhshme për vendin e parë të grupit, pas fitoreve kundër Viktoria Plzen dhe CSKA Moska, respektivisht. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është kualifikuar matematikisht.

Ekipi çek është eliminuar tashmë dhe aspiron vetëm Ligën e Europës, ndërsa moskovitët do të kërkojnë mrekullinë e grumbullimit të gjashtë pikëve. Kjo do të kishte vlerë për ta nëse Roma nuk shton më pikë dhe Real Madridi nuk e kalon barazimin në “Olimpico”, ndaj verdhekuqve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI H

Fitorja e Manchester United në Torino e ka vënë grupin me “kokë poshtë”… dhe lë shumë të ekspozuar Valencian. Nëse nuk fitojnë në shtëpinë e Juventusin në xhiron e radhës, ka shumë të ngjarë që spanjollët të eliminohen, sepse Manchester United e pret Young Boys në “Old Trafford”.

Bardhezinjtë e Allegrit nuk janë kualifikuar ende, çka përbën një tjetër lajm të keq për Valencian. Kampionët e Italisë kanë nevojë edhe për shumë pak, që të sigurojnë vendin e parë, sepse tani e kanë prishur kolonën zero të golave të pësuar deri më tani ndaj Manchester United.

Standings provided by Sofascore LiveScore

NESER

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!