Legjenda e futbollit italian Gianluigi Buffon tashmë dihet që la Juventus për PSG, në një ekip që njeh vetëm fitore në kampionat dhe duket sikur po i bën një mbyllje perfekte karrierës, pse jo, duke shpresuar edhe Champions League.
Por në një intervistë për “SkySport”, Bufon zbuloi se verën e kaluar po shqyrtonte shumë oferta për të dhe ishte shumë pranë një kalimi te Lazio, aty ku do të rivalizonte me Strakoshën për një vend titullari.
“Gjithmonë e kam dashur kampionatin italian dhe kur vendosa që nuk do të jem pjesë e Juventus, isha i tunduar nga rikthimi te Parma. Edhe me Genoa-n kam një lidhje të veçantë, pasi tifozët më kanë vlerësuar gjithmonë si një kampion.
Dëshira ime ishte t’i bashkohesha Lazios, por pas shumë mendimeve, vendosa që të kaloj në një kampionat tjetër dhe të zgjeroj njohuritë e mia, si në aspektin sportiv, ashtu dhe në atë personal”,- u shpreh Buffon. Me pak fjalë, Strakosha është disi me fat…