MENU
klinika

Detajet

Vrasja/ Babai i Kacifas mbërrin tek Krimet e Rënda

02.11.2018 - 12:35

ka mbërritur tek Krimet e Rënda babai i minoritarit të vrarë Kostandinos Kacifas.

Jani Kacifas është thirrur sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka në dorë çështjen për t’u marrë në pyetje për ngjarjet e ndodhura nga Bularat më 28 tetor ku pasi qëlloi për orë të tëra mbi policinë, 35-vjeçari u vra nga forcat speciale.

Vrasja e Kacifas ka sjellë reagime të forta nga Greqia si nga ana e qeverisë ashtu dhe e qytetarëve, kryesisht ata ekstremistë. Nga ana tjetër Shqipëria kë kërkuar të mos ndërhyhet në këtë çështje që po hetohet intensivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

kostandinos kacifas-konica.al
kostandinos kacifas-konica.al

Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulin se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Burimet thonë se viktima ka dy plagë kraharor. Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij.

Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës dhe do të mbahet aty deri në përfundim të ekspertizës, e cila mendohet të përmbyllet brenda një jave.