MENU
klinika

NBA

Warriors nuk gabojnë dy herë radhazi

14.11.2018 - 11:44

Kampionët në fuqi të NBA nuk gabojnë dy herë radhazi. Edhe pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit, Stephen Curry që është i dëmtuar dhe Draymond Green i lënë jashtë për shkak të një zënke që pati me Kevin Durant në sfidën ndaj Clippers, Golden State Warriors mposhti në “Oracle Arena të Oaklanit” me shifrat 110-103, Atlanta Hawks.

Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale e Golden State në 15 takime gjithsej e arritur nën shenjën e Kevin Durant dhe Klay Thompson. 29 pikë realizoi Durant, shto edhe 3 asiste e 6 rikuperime, ndërsa Thomson  u mjaftua me 24 pikë. Në krahun tjetër për Atlantan që pësoi humbjen e 5-të rresht dhe të 11-ën sezonale më i miri mbi parket rezultoi Taurean Prince me 22 pikë.

Pas atij starti spektakolar që i bëri sezonit Denver Nugetts tashmë mund të konsiderohet një skuadër zyrtarisht në krizë. Formacioni nga Colorado pësoi humbjen e 4-t radhazi, pasi u thye brenda në Pepsi Center nga Houston Rockets me rezultatin 99-109.

Pas 5 humbjesh rresht mund të buzëqeshë edhe Cleveland Cavaliers. Skuadra nga Ohio, e cila në 2 vite humbi dy yjet e saj, fillimisht Kyrie Irving dhe më pas LeBron James, mposhti lehtësisht në shtëpi me rezultatin 113-89 Charlotte Hornets, në një ndeshje ku nuk kishte në dispozicion as dy lojtarët kryesorë të ekipit Kevin Love dhe Kyle Korver.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN