Nëse në Kombëtare nuk grumbullohet për shkaqe të ndryshme nga tekniku Christian Panucci, ndryshe është situata në kampionatin azer për Ansi Agollin, i cili po kalon një moment të mirë me skuadrën e Qarabag.
Në ndeshjen e fundit ndaj Keshlas, e fituar nga Qarabag me rezultatin e thellë 5-1, Agolli ishte një nga më të dalluarit në fushën e blertë.
Performacnca e tij ka bërë që Agolli të përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës dhe së bashku me të, janë edhe më shumë se gjysma tjetër e skuadrës, ku në formacionin me 11 futbollistë, 8 janë nga Qarabag.
Kujtojmë që Agolli u grumbullua për herë të fundit para ndeshjes që Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Izraelit në ‘Elbasan Arena’, duke mos u aktivizuar, ndërkohë që në ndeshjet e tjera, Panucci nuk e grumbulloi fare.