MENU
klinika

Presidenti i FSHF

Armand Duka bën skanerin e vitit 2018

18.12.2018 - 18:43

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel, ka bërë bilancet e vitit 2018 për Superioren, Kombëtaren, apo edhe në lidhje me problemet financiare të klubeve dhe kandidimit të tij për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

SUPERIORJA – “Eshtë një garë edhe më e fortë sesa ajo e edicionit të kaluar dhe e organizuar edhe më mirë. Në të gjitha këndvështrimet është një kampionat më i mirë sesa i mëparshmi.”

KUSHTET E STADIUMEVE – “Kushtet e stadiumeve. Ndoshta është edhe transmetimi i drejtpërdrejtë i të gjitha kampionateve të tjera, qartazi më të fortë sesa i yni.

Kështu, nëse do të luhet një ndeshje Real-Barcelona, njerëzit preferojnë të rrijnë në shtëpi e t’i shohin të dyja, pasi edhe Superiorja transmetohet drejtpërdrejt. Menaxhimi dhe promocioni nga vet klubet dhe mënyra sesi duhet t’i afrojnë ata, të gjitha këto nuk janë bërë mirë.”

armand duka

CAS PËR SKËNDERBEUN – “Nuk shoh asnjë cedim në kampionat nga Skënderbeu. Ka pasur angazhim maksimal dhe është shumë i interesuar për të pasur një klasifikim sa më të mirë. Nëse do të lejohet të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës, apo jo, këtë do ta vendosë CAS-i.”

KASTRIOTI – “Nuk është asnjëherë një gjë e mirë kur krijohen shkëputje nga fillimi apo nga fundi, duke e bërë më pak të interesuar garën. Ekipet duhet ta vlerësojnë maksimalisht ndeshjen, në fund të fundit kjo është një lojë për të cilën kanë bërë maksimumin për t’u ngjitur në Superiore.”

TIRANA – “Më vjen keq për pozitën ku është Tirana, pasi ka mundësi më shumë sesa të tjerët. E përsëris që më vjen keq, por kjo nuk mund të përmirësohet me urim, e nuk mund të përmirësohet me dëshirë, nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, gjë që i mungon Tiranës. Nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, Tirana do të vazhdojë të vuajë.”

konica sportkonica sport mobile

armand duka ne elbasan arena para izrael
armand duka ne elbasan arena para izrael

PROBLEMET FINANCIARE – “Klubet nuk do të tentojnë të paguajnë më tepër sesa i kanë kapitalet e tyre. Ky është një gabim i madh. Çdo klub duhet të ketë një buxhet të parashikuar dhe të mbulojnë shpenzimet e tyre me të ardhurat që vijnë nga vet klubi, nga vet futbolli, nga të ardhurat e së drejtës televizive, nga të ardhurat e biletave e sponsorëve, e të tjerë. Ka qenë një lloj periudhe tranzicioni, e cila forcohet vit pas viti, për të ardhur në idealen, që ne nuk do të lejojmë më klube me bilance negative.”

KOMBËTARJA – “Për ambientimin e stafit teknik, pas një stafi të suksesshëm që arriti me Shqipërinë të na çonin në Euro 2016. Për evidentimin e disa futbollistëve të rinj, që do t’i kemi edhe për kualifikueset e ardhshme të Europianit.”

TRAJNERËT SHQIPTARË – “Shkolla shqiptare e trajnerëve ka filluar rreth vitit 2004, e njohur ndërkombëtarisht, e njohur nga UEFA dhe me licencë që mund të punosh në çdo vend të Europës.

Por, mund të konsiderohet një shkollë e re, nga 2004 në 2018 janë pak vite. Gjithsesi, produktet e kësaj shkolle janë trajnerët e rinj që ju sot shihni në pankina, e që jam i bindur që janë të gatshëm që, sa më shumë eksperiencë të marrin, të drejtojnë edhe ekipin Kombëtar A.”

GARA NË UEFA PËR KOMITET EKZEKUTIV – “Ka qenë i njëjti qëllim edhe tani, si dy vite më parë, të shoh Shqipërinë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sinqerisht nuk e kam menduar ndonjëherë të shoh Armand Dukën si anëtar të Komitetit, por në çdo lloj vendi të shoh Shqipërinë një pozicion më lart. Ky ka qenë qëllimi, qoftë herën e parë, qoftë edhe tani. Gjithsesi edhe këtë e shoh si sport.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri, në Dublin për shortin

FSHF konfirmon zyrtarisht Panuccin