MENU
klinika

Gara për KE-në e UEFA-s

Armand Duka e nis fushatën nga San Marino

14.12.2018 - 18:20

UEFA ka publikuar kandidaturat që do të garojnë në zgjedhjet e radhës për tetë vendet vakante në Komitetin, Ekzekutiv ku një prej kandidatëve është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ky i fundit, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka pasur dje një takim me homologun e Federatës së Futbollit të San Marinos.

“Me presidentin e Federatës së San Marinos, Z.Marco Tura”, – ka shkruar Duka duke nënkuptuar edhe nisjen e fushatës. Një garë e vështirë, por numri një i FSHF-së nuk heq dorë.

armand duka

Pasi humbi për pak vota në garën për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2017, Duka kërkon të provojë përsëri, më shpresën se kësaj radhe do të fitojë një vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për humbjen

Duka: Koha e llogoreve nuk vlen për askënd

Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit