MENU
klinika

Manchester United

Arsyeja kryesore pse u shkarkua Mourinho

21.12.2018 - 14:33

Vijon të lakohet ende shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United. Sipas “Daily Mirror”, shkarkimi i portugezit erdhi për të shmangur një kryengritje të fuqishme të lojtarëve, që ishin lodhur nga sjellja e trajnerit me ta.

Të paktën katër lojtarë e kishin kërcënuar zëvendëspresidentin ekzekutiv Ed Woodward, se do të largoheshin në merkaton e janarit, nëse Mourinho do të mbetej ende në detyrë.

Në këtë pikë, menaxher i lartë i klubit për të shmangur humbjen e disa prej lojtarëve të tij më të mirë, ka vendosur të martën e kaluar për të shkarkuar Mourinhon.

Luke shaw dhe mourinho

Dhoma e zhveshjes së “Djajve të Kuq” ishte bërë si një “fuçi baruti” në muajt e fundit. Disa prej lojtarëve më me ndikim të ekipit janë ankuar për trajtimin e Mourinhos.

“Mirror” përmend emrat e Luke Shaw, Anthony Martial dhe Eric Bailly. Edhe vetë Woodward nuk e ka pëlqyer faktin se mesfushori brazilian, Fred, i cili arriti në verë për më shumë se 60 milionë euro, nuk ishte përdorur ndonjëherë nga trajneri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN