MENU
klinika

Serie A, java 18

Babai mund të birin, Roma nis ngjitjen

26.12.2018 - 19:55

Roma është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur në “Olimpico” 3-1 ekipin e Sassuolo-s. Dritë në fund të tunelit edhe për trajnerin Di Francesco, i cili ishte shumë pranë shkarkimit në rast dështimi. Esebio mundi të birin Federico, që hyri në lojë në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi mirë për Romën, teksa që në minutën e tetë Perotti ktheu në gol një penallti të fituar nga vendasit. Në minutën e 23-të, Schick dyfishon shifrat dhe verdhekuqtë shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjeve.

Roma nuk e ul ritmin edhe në pjesën e dytë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, teksa ka qenë edhe në avantazh të dy golave dhe nuk ka marrë fitore, kësaj here ishte ndryshe. Zaniolo në minutën e 60-të shënon golin e tretë, duke hipotekuar fitoren, pasi goli i Babacar në fund kishte vlerë vetëm për atë.

Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e shtatë, -4 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Lazio, vendi i fundit që të fut në Champions League për sezonin e ardhshëm, një objektiv i shpallur që në fillim nga verdhekuqtë.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 18:00, Torino ka fituar 3-0 ndaj Empolit, duke bërë që skuadra granata të ngjitet e teta, vetëm një pikë pas Romës. SPAL dhe Udinese kanë nga një pikë në barazimin 0-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN