MENU
klinika

Premier League, Java 13

City bën “detyrën”, mbetet në krye

01.12.2018 - 17:57

Manchester City ka bërë “detyrën” në shtëpi ndaj Bournemouth, duke fituar 3-1 dhe mbajtur kreun në Premier League, tashmë me 5 pikë para Liverpool, por me të kuqtë që kanë një ndeshje më pak.

Pas një starti të vrullshëm, Bernardo Silva gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur duke shtyrë topin në rrjetë në minutën e 16’. Por Bournemouth luan pa frikë dhe megjithëse duhet të durojë sulmin e vendasve, arrin të krijojë disa aksione premtuese dhe ndëshkon City-n në njërin prej tyre.

Pas një krosi të Francis, sulmuesi Wilson godet bukur me kokë duke barazuar gjithçka. Pas pushimit Bournemouth nuk duket më në fushë. Vendasit dominojnë plotësisht dhe shënojnë golin e avantazhit me Sterling në minutën e 57’.

Pas tij ishte Gundogan që vulosi fitoren në minutën e80’ pas topit të bukur të Sane brenda zonës. Një tjetër fitore bindëse, duke vërtetuar se Qytetarët mund të fitojnë edhe pa Aguero-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN