Menu

NBA

Curry ringren Warriors, LeBron udhëheq Lakers

06.12.2018

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, shkatërruan 129-105 ish-rivalët e tyre, Cleveland Cavaliers, brenda në “Quicken Loans Arena”, ku skenën e rrëmbeu dyshja Stephen Curry-Kevin Durant. I pari realizoi plot 42 pikë, dha 7 asiste dhe kontrolloi 9 topa poshtë koshit, ndërsa i dyti e mbylli takimit me 25 pikë, 9 asiste dhe 10 “rebound”.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ndërsa në radhët e Los Angeles Lakers, LeBron James po ushqen ëndrrën e kaliformianëve për t’u kthyer te titulli kampion. Të udhëhequr nga 33-vjeçari, që e mbylli takimin me 42 pikë, Lakers mposhtën 121-113 San Antonio Spurs, me ekipin teksan që nuk po arrin të ngrejë krye në këtë fillim sezoni.

Me Paul George në formë të jashtëzakonshme, Oklahoma City Thunder iu imponuan me shumë vështirësi 112-114 Brooklyn Nets. I pabesueshëm George më 47 pikë e 15 “rebound”, ndërsa Russell Westbrook u mjaftua me 21 pikë, por ishte vendimtar me 17 asiste dhe 15 topa poshtë koshit.

Nuk ndalet në krye të Konferencës së Lindjes Toronto Raptors, që fituan 113-102 ndaj Philadephia 76ers. Shkëlqeu për miqtë Jimmy Butler me plot 38 pikë e 10 “rebound”, shifra që u zhvlerësuan nga dyshja skuadrës kanadeze Leonard-Valanciunas, i pari me 36 pikë, ndërsa lituanezi shtoi 26 pikë të tjera.