MENU
klinika

"Bamirësia nuk të varfëron”

Futbollistët e Partizanit, dhurata në Cërrik

31.12.2018 - 12:00

Me rastin e festave të fundvitit, FK Partizani i pranishëm në qytetin e Cërrikut, vendlindjen e portierit Alban Hoxha. Pjesëtarë të stafit dhe titullarë të ekipit, në bashkëpunim edhe me aktivistët “Grupimi 5 Plus Cërrik”, dhuruan pako me ushqime dhe veshmbathje në fund të 2018-s.

Të kuqtë u kanë ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”. Falë këtij aktiviteti, i cili nuk është i vetmi, përfaqësuesit e kuq përcollën mesazhin human për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri.

Një vizitë e këndshme ka rezultuar edhe për fëmijët, të cilët kanë patur mundësi të takojnë dhe përqafojnë nga afër lojtarët e skuadrës të cilën simpatizojnë.

Partizani e mbylli pjesën e parë të sezonit të vendin e parë dhe pret që të rikthehet te titulli pas 26 vitesh, prandaj 2019 është shumë i rëndësishëm në kampin e kuq, ku tifozët shpresojnë më shumë se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN