MENU
klinika

Argjentinasi

Futbollisti, tatuazh Messin me bluzën e tij

23.12.2018 - 19:27

Lionel Messi është shumë i adhuruar anembanë botës dhe nga ky grup nuk përjashtohen as shokët e tij. Futbollisti argjentinas i Atletico Patense, Hernan Lamberti, është shoku i tij i fundit që e ka shprehur adhurimin për Messin.

Lamberti dhe Messi njihen pasi që ata të dy i presin flokët te i njëjti person. Për këtë arsye, Lamberti ia kishte dërguar Messit një dhuratë: një fanellë të tij të Aldosivit, ku kishte luajtur gjatë viteve 2012-2016.

Sapo e kishte marrë këtë dhuratë, Messi, në shenjë falënderimi, e kishte bërë një fotografi duke e mbajtur fanellën e mikut të tij. Lambertin e gëzoi aq shumë kjo fotografi, saqë vendos që atë ta mbajë me vete përgjithmonë, duke e bërë tatuazh.

Për më tepër, Messi së fundi e ka postuar një fotografi ku shihet koleksioni i tij i fanellave, ku shihet se fanella e Lambertit është bashkë me atë të Luis Saurez, Raul, Dani Alves, Sergio Agueros dhe Francesco Tottit.