MENU
klinika

Arratisja e Gruevskit

Gruevski shëtit lirshëm në Hungari (Foto)

12.12.2018 - 09:55

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë.

Ai është parë në një lagje të Budapestit teksa ecën në këmbë i veshur me një xhup të kuq, ku ka qenë një qytetar i cili ka fotografuar Gruevskin dhe fotoja e tij po qarkullon prej kohësh në Facebook.

E njëjta foto është publikuar edhe në mediat maqedonase dhe më gjerë me komente që e konsiderojnë shfaqjen e ish-kryeministrit si sfidë ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa Hungaria po e amniston pavarësisht dënimit me dy vite burg në vendin e tij.

Para arratisjes, Gruevski mendohet të ketë kërkuar ndihmë nga figura të rëndësishme të BE-së, për të shmangur dënimin e tij me dy vite burg në Maqedoni për rastin “Titanik”. /Konica.al/