MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Kampionët e NBA në krizë, Raptors s’ndalen

02.12.2018 - 12:42

Nga humbja në humbje dhe kampionët në fuqi të NBA tashmë janë në krizë. Golden State Warriors është mundur 111-102 në fushën e Detroit, duke pësuar humbjen e nëntë sezonale.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën gradualisht që në pjesën e parë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund, sfidë ku diferencën e bëri Griffin me 26 pikë.

Për Golden State një lajm i mirë është rikthimi në fushë i Curry pas 3 javësh pushim, duke realizuar 27 pikë. Mirë u paraqitën edhe Durant me 28 pikë e Thompson me 21, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Lindje, skuadra e Toronto Raptors vijon të bëjë një paraqitje të shkëlqyera, duke komanduar renditjen dhe duke u bërë ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve këtë sezon.

Kanadezët fituan 106-95 në fushën e Cleveland, me miqtë që e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës. Leonard me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronton. Mirë po paraqitet edhe Boston, që mundi 118-109 Minnesota, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, ku u dallua Hayard me 30 pikë (e nisi ndeshjen nga stoli).

Pas kohës shtesë fiton New York, që mundi 136-134 Milwaukee, një ndeshje me rivalitet dhe emocioine gjatë gjithë kohës. Milëaukee (Antetokounmpo 33 pikë e 19 rebound) pati mundësinë ta fitonte këtë sfidë që në kohën e rregullt, teksa u shkëput deri në 17 pikë, por gaboi në fund.

Për nju-jorkezët u dalluan Mudiay me 28 pikë e Knox me 26. Fiton edhe ekipi i Houston Rockets, që mundi me lehtësi 121-105 Chicago Bulls, ndeshje e dalluar nga vendasit, ku diferencën në fushë e bëri James Harden me 30 pikë.