MENU
klinika

NBA

Lakers bëjnë 2 fitore radhazi, janë në “play-off”

01.12.2018 - 11:34

Nuk ka shkëlqyer, por gjithsesi, 28 pikët e shënuara nga LeBron James i kanë shërbyer skuadrës Los Angeles Lakers për të fituar në shtëpi 114-103 ndaj Dallas Mavericks. Një sfidë me përmbysje për Lakers, teksa përmbysën periodën e parë, teksa po humbnin 22-32.

Ishte fitorja e dytë për Lakers, që tashmë ngjiten në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit të NBA, në zonën e “play-off”. Pikëshënuesi më i mirë ishte Barnes me 29 pikë, një më shumë se LeBron.

Shumë e fortë ndeshja mes Portland dhe Denver, me këtë të fundit që ka fituar 113-112, duke u konfirmuar forcë e dytë në Perëndim. 33 pikët e McCollum nuk i kanë bërë punë vendasve të Portland.

Kanë spikatur edhe fitoret e thella të Boston Celtics ndaj Cleveland Cavaliers, me këta të fundit që janë dobësuar shumë pas ikjes së LeBron James. Gjithashtu, Houston Rockets kanë fituar thellë 136-105 në shtëpinë e San Antonio Spurs.