MENU
klinika

NBA

Lakers humb derbin, turpërohen Raptors

29.12.2018 - 11:02

Lakers pësuan humbjen e dytë radhazi, pasi u mposhtën në derbin e Los Angeles përballë Clippers, me rezultatin 107-118. Në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”, Clippers dominuan 3 nga 4 fraksionet, ndërsa Lakers u zgjuan vetëm në pjesën e dytë, por që nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e lojës.

Williams ishte protagonist për Clippers, duke regjistruar 36 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa ylli i Lakers, LeBron James ishte i dëmtuar dhe nuk luajti në këtë takim.

Kanadezët e Toronto Raptors bënë një paraqitje zhgënjyese në “Amway Center”, përballë Orlando Magic, duke humbur me rezultatin e thellë 116-87. Vucevic ishte heroi për Magic, duke regjistruar 30 pikë, 8 asiste dhe 20 rikuperie në nëj sfidë ku kanadezët ekzistuan vetëm në fraksionin e parë.

Anthony Davies zhvilloi një mbrëmje fantastike, duke regjistruar 48 pikë, 4 asiste dhe 17 rikuperime, në sfidën që New Orleans Pelicans fitoi me rezultatin 114-112 përballë Dallas Maverics.

Dy fraksionet e para të ndeshjes shkuan për Maverics, por më pas vendasit u zgjuan falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të Davies dhe arritën të përmbysin gjithçka dhe të marrin fitoren, pas disa humbjeve radhazi.

Në sfidat e tjera, Atlanta Hawks fitoi vetëm pas kohës shtesë në transfertën ndaj Minnesotta Tomberwolves, Denver Nuggets mposhti me rezultatin 102-99 San Antonio Spurt, ndërsa Indiana Pacers mposhti bindshëm me rezultatin 125-88 Detroit Pistons.