MENU
klinika

Formula 1

Mbush 50 vjeç, Ferrari nderon Schumacherin

18.12.2018 - 15:24

Më 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher, do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme. Për këtë arsye, në muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1.

Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Në muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekspozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN