MENU
klinika

Serie A, java 16

Milan ngec në Bologna, gëzojnë rivalët

18.12.2018 - 22:27

Ishte mundësia më e mirë për Milanin që të shkëputej nga rivalët që e ndjekin për një vend në Champions League, por kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Bologna. Milan mban vendin e katërt, por rreziku nga poshtë është evident.

Ndeshja ka qenë e luftuar për të dyja skuadrat, pavarësisht se drejtohen nga dy ish-milanistë dhe shokë, Filippo Inzaghi dhe Rino Gattuso. Megjithatë, sulmet më shumë ndaleshin në mesfushë dhe pjesë e parë ka përfunduar pa gola.

Në të dytën janë vendasit që kërkojnë më shumë fitoren, edhe për faktin se Bologna vuan në fundin e renditjes. Ndërsa Milan nuk arrin të përfitojë në kundërsulm. Në harkun kohor të 3 minutave (73’ e 76’), Bakayoko merr dy kartonë të verdhë dhe lë miqtë me 10 lojtarë.

Bologna, duke qenë në epërsi numerike, merr më shumë zemër. Gjithsesi, është konfuze para portës, ndërsa Milan I pafuqishëm për të ndëshkuar me një kundërsulm vrastar. Mbyllet 0-0, një rezultat që u prish punë të dyja skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN