Është mbyllur në barazimi 1-1, supersfida e Grupit A mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Goli i Kamara në minutën e 93-të i mohoi fitoren skuadrës shkodrane, që udhëheqte me rezultatin 1-0, teksa Gocaj në minutën e 56-të u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë, në sfidat e tjera të Grupi A, Erzeni fitoi me përmbysje ndaj Dinamos, Shënkolli mposhti Burrelin. Sfida mes Vorës dhe Korabit u mbyll në barazim pa gola. Duhet theksuar se miqtë nga Dibra humbën një 11-metërsh në pjesën e dytë.
GRUPI A
ERZENI-DINAMO 2-1
Goxhaj 66′ (11-m), 90′ / Vrapi 14′
VORA-KORABI 0-0
SHËNKOLLI-BURRELI 1-0
Gjinaj 8′
VLLAZNIA-BESËLIDHJA 1-1
Gocaj 56′ (11-m) / Kamara 90+3′
Edhe në Grupin B janë luajtur 4 ndeshje të javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Elbasani i vendit të parafundit, arriti të triumfonte në transfertë përballë Apolonisë me rezultatin 0-2.
Një fitore e artë edhe për Turbinën e vendit të fundit që mposhti Lushnjën 1-0. Nuk kanë falur as Egnatia dhe Oriku që kanë bërë detyrën në shtëpi duke triumfuar përballë Pogradecit dhe Tomorit.
GRUPI B
EGNATIA-POGRADECI 2-0
Branica 76′, 85′
ORIKU-TOMORI 1-0
Kuqi 79′
APOLONIA-ELBASANI 0-2
Duka 34′ , Hoxhaj 55′
TURBINA-LUSHNJA 1-0
Ugo 37′