MENU
klinika

Historia e Igli Tares

Nga emigrant, në mbret i merkatos i Serie A

31.12.2018 - 16:47

Një rrëfim që ka prekur jo vetëm ata që e njohin nga afër, por edhe tifozin më të thjeshtë. Igli Tare është një ndër shqiptarët më të përfolur këto vitet e fundit në Itali. Pas paraqitjeve të mira si lojtar i Lazios, Tare flet për kohën kur u emërua me rolin e drejtuesit në vitin 2009, nga Lotito.

“I çmendur”,– tha Igli kur e dëgjoj çfarë i komunikoi Lotito, kur në fakt shqiptari priste që të merte edhe nje vit tjetër në kontratën si futbollist. Kjo është deklarata e drejtorit sportiv të Lazios…

“Unë dërgoj ndonjë ish-futbollist që ka luajtur me mua, vëzhgon lojtarë dhe kam besim, sepse shokët e mi e dinë çfarë është e rëndësishme për mua te një futbollist. Lotito në fillim merrte pjesë në çdo tratativë, tani ndërhyn vetëm kur ka probleme ekonomike” – flet Tare për lojtarin “perfekt”.

igli tare e lotito
igli tare e lotito

Tare ka prekur edhe çështje e emigracionit dhe vështirësitë në fillimet e tij: “U largova nga Shqipëria pa dokumente, duke kaluar kufirin derisa mbërrita në Gjermani. Nuk më vjen turp për këtë. Kisha një ëndërr që doja ta realizoja, tani mund të them që jam një shembull për shumë të rinj.”

“Isha i vetëm, udhëtimi ishte plot frikë, vështirësi e pikëpyetje. Tani ngjan si film, duhej të kisha besim te trafikantët që mundësuan kalimin mes Çekisë e Gjermanisë. Shkova në Gjermani, nisa të kontaktoj klube për t’u provuar dhe kështu ndodhi te Ludwigshafen, që më dha mundësinë të stërvitesha me ta. Duke mos pasur mundësi të mëdha financiare, me propozuan të bëja edhe një punë shtesë.”

Ka folur për dënimin më absurd që ai ka marrë ndonjëherë: “Një kolegu im po punonte me motosharrë dhe nuk e pati mendjen, më goditi në këmbë. Pata fat, sepse më hoqi vetëm 3 milimetra kockë, ishte një moment shumë i vështirë”.

Igli Tare
Igli Tare

Ka pasur edhe momente kur Tare ka konsideruar largimin më parë: “Po, ka pasur momente të tilla, duke menduar edhe për familjen. Nuk është problemi tek unë, por kemi marrë edhe kërcënime me vdekje, drejtuar familjes, gruas, fëmijëve, gjëra që nuk mund të rrëfehen.”

“Ato kanë qenë momentet kur kam menduar a ia vlente të vazhdoja. Ka pasur momente që kam pasur frikë për familjen time. Gjithsesi, brenda meje kam menduar se nuk do dorëzohesha kurrë, sepse kam punuar gjithnjë me zemër për klubin dhe vlera e kësaj pune do dilte në pah herët e vonë. Falë Zotit, kështu ndodhi”.

“Nuk e di çfarë duhet të presin më shumë, por e di që jetojnë të tashmen dhe duan suksese. Rinovova për 4 vite, duke refuzuar oferta shumë joshëse nga klube të nivelit botëror, edhe në Itali, sepse jam i lidhur ngushtë me Lazio-n. Zgjedhjet i bëj me zemër dhe vendosa ta dëgjoj, duke qëndruar te Lazio.”

Igli tare dhe savic
Igli tare dhe savic

Ai ka treguar cilësi që shumë pak futbollistë i kanë duke e ndihmuar ekipin që të marrë rezultate edhe më të mira. Igli Tare ka rrëfyer momentet e ankthit që ai kishte para se të merte siguri nga mesfushori serb që ai do të transferohej ne “Olimpico”. Duhet thënë se pë të kishte një interesim të madh edhe nga ekipi kundërshtar i Fiorentinës.

“Në atë minutë kam qenë i sigurt se Milinkoviç nuk do të shkonte te Fiorentina, por ai do të vinte te Lazio. Një natë më parë ai më mori në telefon më tha se do e kishte bërë zgjedhjen dhe do të vinte te ne, duke më kërkuar që të jem i qetë dhe të mos e kem mendjen tek ai. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij, pasi ka pak lojtarë që bëjnë diçka të tillë”– ka përfunduar Igli Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”