MENU
klinika

NBA

Raptors tregojnë “muskujt”, fitojnë Spurs

12.12.2018 - 11:55

Toronto Raptors, kryesuesit e Konferencës së Lindjes, treguan muskujt ndaj Los Angeles Clippers, duke triumfuar në “Staples Center” 99-123. 6 basketbollistë të skuadrës kanadeze realizuan më shumë se 10 pikë secili, me spanjollin Ibaka dhe Loëry-n që kryesuan respektivisht me 24 dhe 21 pikë.

Houston Rockets rikthehen më në fund te fitorja, duke iu imponuar 111-104 Portland Trail Blazers, rezultat që, gjithsesi, mbetet thejsht një shkëndijë në ecurinë zhgënjyese të këtij sezoni.

Të udhëhequr nga James Hardem, që realizoi në total 29 pikë, Rockets e bënë të pavlefshme paraqitjen e mirë të Damien Lillard, që edhe pse rezultoi më i miri mbi parket me 34 pikë, nuk mjaftoi për të marrë fitoren e radhës.

15 pikë epërsi shpërdoruan Blazers në periodën e parë, me Rockets që ruajtën qetësinë në periodën e fundit, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit që t’u rrezikonte fitoren.

Paraqitje e dobët e Phoenix Suns në parketin e San Antonio Spurs. 111-86 përfundoi ky takim, me skuadrën nga Arizona që nuk e mori në asnjë momenti avantazhin, duke “ulur” përfundimisht armët në pjesën e dytë.

Në fund të periodës së tretë Spurs krijuan një epërsi prej 24 pikësh, e mjaftueshme për ta manaxhuar qetësi ndeshjen në periodën e fundit. Për San Antonion më i miri ishte Forbes, me 24 pikë e 11 topa të kontrolluar poshtë koshit, i ndihmuar edhe nga Aldrigde, që shtoi 18 pikë të tjera.