Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez do të kalojnë Krishtlindjen duke shpërndarë dhurata për fëmijët në spitalin Regina Margherita në Torino.
Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka shpërndarë dhurata të hënën në spitalin e Torinos, Regina Margherita, kur ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë vizituar repartin e pediatrisë pak para vigjiljes së Krishtlindjes.
Çifti ka vizituar spitalinpasi stërvitjes së Ronaldos, ku kampionët e Serie A kanë shpërndarë po ashtu dhurata për fëmijët, familjet e tyre dhe stafin e mjekëve.
Ish-sulmuesi i Real Madridit ishte përshëndetur nga drejtori i spitalit dhe shefi i depertamentit të onkologjisë, me të cilin ai ka biseduar më gjatë para se të kalojë kohën me të vegjlit që janë të shtruar në këtë spital.