MENU
klinika

Deklarata e Guvernatorit

Sejko: Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën e interesit

24.12.2018 - 16:44

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë të ditur në një konferencë për mediat se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

Gjatë një konference për shtyp, Sejko tregoi disa nga vendimmarrjet e politikës monetare. Po ashtu Sejko tha se rritja e ekonomisë për vitin 2018 është e kënaqshme.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

“Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive. Rritja e normës bazë të interesit s’do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019.

Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit. Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme”, -tha Sejko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN