Futbollisti shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri, i ka befasuar disa fëmijë të vegjël të cilët janë tifozë të tij për Krishtlindje. Shaqiri, bashkë me Andy Robertson dhe Mohamed Salah surprizuan fëmijët në një shkollë në Liverpool.
Shaqiri, Salah dhe Robertson u fshehën, ndërsa zvicerani me origjinë shqiptare i binte pianos. Fëmijët e vegjël flisnin për televizionin e Liverpool duke mos e pasur asnjë ide se prapa tyre ishin yjet e skuadrës së tyre të preferuar.
Madje, vizita, bisedat dhe përqafimet me treshen e Liverpool nuk ishin e vetmja suprizë për këta fëmijë, pasi Shaqiri, Salah dhe Robertson kishin sjellë për ta edhe disa dhurata për festën e Krishtlindjeve.
“Befasi e veçantë Krishtlindjeje për nxënës të vegjël të qytetit, të cilët nuk e prisnin këtë gjë”, – shkruan Shaqiri në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.
Special Christmas surprise to unsuspecting local Schoolchildren ????❤️ @LFC pic.twitter.com/XR2lHryuGv
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) December 23, 2018