Në NBA, jo vetëm që nuk ka skuadra të pathyeshme, por edhe ecuritë e fitoreve radhazi nuk zgjashin shumë. Kështu, Pas 4 fitoresh radhazi, Los Angeles Clippers ndalet te më e bukura.
Skuadra kaliforniane u mposht në Texas nga Dallas Mavericks me rezultatin 114-110 duke humbur edhe kreun e Konferencës së Perëndimit që tashmë i përket Denver Nuggets.
Për t’i shkaktuar disfatën e 7-të sezonale Clippers-ave mendoi dyshja Barnes-Barea që të dysëbashku realizuan 54 pikë për Dallas duke mbuluar kështu edhe mungesën e talentit slloven të Mavericks Luka Doncic për shkaqe dëmtimi. Kjo ishte fitorja e 11-të në 21 takime për Dallas që falë këtij suksesi u ngjit në zonën play-off në Konferencën e Perëndimit.
U rikthye te suksesi pas 2 humbjesh rresht San Antonio Spurs. Skuadra tjetër teksane mposhti në AT&T Center, Portland Trail Blazzers me rezultatin 131-118 në një ndeshje ku DeMare De Rozan me 36 pikë, 6 asiste dhe 8 rikuperime ishte lojtari më i mirë mbi parket për Spurs ndërsa shkëlqeu edhe LaMarcus Aldridge me 29 pikë.
Ka rigjetur rrugën e duhur Los Angeles Lakers, që falë edhe liderit të saj LeBron James, mori fitoren e 3-të radhazi dhe të 14-n në 23 takime duke u ngjitur në vendin e 5-të në Perëndim.
Në fitoren e thjeshtë 120-96 ndaj Phoenix Suns skuadrës më të dobët të konferencës, spikati dyshja Kuzma-James respektivisht me 23 dhe 22 pikë. Vazhdon të fitojë Philadelphia 76ers që në shtëpi kaloi 103-95 Memphis Grizzlies duke blinduar vendin e 3-të në Lindje dhe duke kërncënuar nga pas Milwaukee Bucks që pozicionohen të dytët.