MENU
klinika

Premier League, Java 20

United e mbyll vitin me spektakël golash

30.12.2018 - 19:30

Manchester United i ka bërë një mbyllje shumë të mirë vitit 2018, teksa ka fituar 4-1 në “Old Trafford” ndaj Bournemouth. Fitorja e tretë radhazi për trajnerin e ri Solskjaer dhe tashmë “Djajtë e Kuq” mund të pretendojnë edhe më shumë në vitin 2019.

Djajtë e Kuq kanë vazhdojnë të rikuperojnë pikë falë një Pogba në superformë.  Mesfushori francez ka shënuar një tjetër dopietë dhe ka qenë lojtari më i mirë i sfidës për të dytën herë radhazi.

Ai është bërë lojtari i parë i Man United që shënon dy dopieta radhazi në Premier League që prej Wayne Rooney në dhjetorin e vitit 2012. Manchester United aktualisht ndodhet në vend të gjashtë të renditjes me vetëm tri pikë më pak se Arsenal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN