MENU

Premier League, Java 18

United me “5 yje”, Solksjaer e nis bujshëm

22.12.2018 - 20:22

Trajneri i ri Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme te Manchester United, teksa “Djajtë e Kuq” kanë fituar bindshëm 5-1 në Cardiff, duke nisur kështu një epokë të re pas largimit të Mourinho-s.

Rashford shënoi që në fillim golin e parë dhe qetësoi miqtë në minutën e tretë. Herrera në minutën e 29-të shënon golin e dytë. Por vendësit hyjnë shpejt në lojë, pasi Camarasa ngushton shifrat në 1-2 me një penallti.

Pa kaluar as 3 minuta lojë, Martial, i lënë në hije nga Mourinho, shënon golin e tretë dhe pjesa e parë mbyllet 1-3 për Manchester United, duke gëzuar tifozët e ardhur.

Për të qetësuar përfundimisht trajnerin dhe tifozët, mendon Lingard në minutën e 57-të, teksa shënon me anë të një 11-metërshi. Më pas ritmi i lojës bie, Solskjaer fut në fushë edhe Fred, që nuk ishte preferuar nga Mourinho. Në fund, ka edhe një gol tjetër nga Lingard, duke e mbyllur 1-5.

Një sukses që e ngjit Manchester United në vendin e gjashtë në renditje, por zona Champions duket shumë larg akoma, pasi janë 9 pikë për të rikuperuar. Gjithsesi, fitorja e sotme jep shpresë për tifozët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 18

Liverpool nuk njeh pengesa, mban kreun

Premier League, Java 18

Humb City dhe Chelsea, gëzon Liverpool