MENU
klinika

NBA

Warriors dhe Lakers humbin në limite

28.12.2018 - 12:54

Një tjetër humbje për skuadrën kampione të Golden State, që u mund 110-109 nga Portland pas kohës shtesë, humbja e dytë radhazi për Ëarriors në kampion, sërish në fushën e tij.

Ndonëse pritej një ndeshje më e mirë e Golden State, që të fitonte lehtësisht, fusha tregoi të kundërtën. Portland bëri një ndeshje të mirë me Nurkic, 27 pikë e 12 rebound, McCollum, 24 pikë e Lillard, 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.

Për vendasit u dalluan të zakonshmit Curry (29 pikë) e Durant (26 pikë, 10 rebound e 11 asist), por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Një kosh në sekondën e fundit, në momentin që binte sirena nga ana e Bogdanovic (23 pikë), i dha fitoren skuadrës së Sacramento, që mundi 117-116 Lakers.

Ndeshja në përgjithësi u kontrollua nga Lakers, që u shkëputën deri në pikë (mungoi LeBron James), por gabuan në fund, me Kusma që realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Houston mposhti me lehtësi 127-113 Boston, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull në Konferencat përkatëse. Harden sërish magjik për teksanët, autor i 45 pikëve, ndërsa Irving për Celtics e mbylli me 23 pikë e 11 asist.