MENU
klinika

NBA

Warriors nisin sulmin për vendin e parë

18.12.2018 - 11:41

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, duket se e kanë kaluar plotësisht krizën e rezultateve. Vetëm një humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe 4 fitore e kanë ngitur ekipin kampion në vendin e dytë.

Warriors fituan në shtëpi me rezultatin e thellë 110-93, duke dominuar bindshëm në 2 periodat e para. Dyshja Durant-Curry shënuan 43 pikë, duke konfirmuar edhe njëherë se janë një pikat më të rëndësishme.

Kanë humbur Clippers në shtëpi, duke vijuar sezonin me luhatje. Portland Trail Blazers fituan 131-127. Ndërsa Chigago Bulls pëson humbjen e 24-t dhe është në vend të parafundit në renditje.