Barcelona dhe Real Madridi e nisin vitin 2019 me një barazim teknik, 90 me 90, sa iu përket titujve zyrtarë të fituar në historinë e tyre. Triumfi i fundit i të bardhëve në Botërorin për Klube ka rikthyer ekuilibrin mes dy rivalëve të hidhur.
Dominimi i vendosur nga klubi Blaugrana gjatë dekadës së fundit i ka bërë atë pikë referimi midis këtyre dy gjigantëve. Që nga fillimi i këtij shekulli, Barcelona ka shtuar edhe gjashtë tituj tjerë, edhe pse nuk duhet të harrojmë se Real Madrid ka bërë histori, duke siguruar trofeun e Champions League në tri sezonet e fundit.
Klubi i bardhë dominon në mënyrë të qartë në garën më të lartë europiane dhe në La Liga, ndërsa Blaugrana-t janë bërë shumë të fortë në Kupën e Mbretit dhe kanë katër tituj të një trofeu, që Real Madridi nuk mund ta fitojë më: “Recopa”.
Barça do të dominonte pak më shumë në këtë kompeticion të veçantë, derisa UEFA iu dha statusin zyrtar dy trofeve, “Copa Latina” dhe “Kupa e Panaireve”, që ishin embrioni i Champions dhe Europa League të ditëve të sotme.
Të dy klubet fituan dy edicionet e “Copa Latina”, ndërsa “Kupa e Panaireve” u fitua vetëm nga Barcelona, që e dominoi këtë kompeticion me 3 tituj të fituar. Analiza e ftohtë e ekuilibrit midis Barcelonës dhe Real Madridit fsheh disa të dhëna, në një mënyrë apo tjetrën, në varësi të këndvështrimit.
Nëse analizon një “Madridista”, ai do të mburret se Real Madridi është klubi e Champions-it dhe Botërorit për Klube. Po ashtu, nuk harrohet se u emërua klubi më i mirë në shekullin e 20-të.
Nëse analizon një katalanas, ai do të mburret se ishin i pari klub, dhe deri tani i vetmi, që ka fituar gjashtë trofe, aq sa mund të fitohen në një vit kalendarik. Këtë sukses, klubi i bardhë nuk e ka arritur ende.
Nëse e shtrijmë vëmendjen te të gjithë trofetë, që janë kontestuar gjatë historisë, Barça do ta dominonte qartë duelin e saj kundër Real Madrid.
Klubi Blaugrana do të numëronte 45 tituj: “Small Ëorld Cup” (1), “Pyrenees Cup” (4), “Mediterranean League” (1), “Lliga Catalana” (1), Kampionati i Katalonisë (23), “Supercopa de Catalunya” (2), “Copa Catalunya” (8), “Copa Latina” (2) dhe “FA Cup” (3).
Klubi i bardhë do të numëronte 27 tituj: “Pequeña Copa del Mundo” (2), “Campeonato Regional” (18), “Trofeo Mandomunidad“ (5) dhe “Copa Latina” (2). Shumica e tyre u kundërshtuan edhe para se lindte Liga.
“TOP 10” në mbarë botën
Klubi më i dekoruar në glob është Al Ahly i Egjiptit, i cili ka 118 tituj. Sipër Barcelonës dhe Real Madridit qëndrojnë: Rangers (115), Nacional (113), Peñarol (108) dhe Céltic (104). “Top 10” kompletohet nga Benfica (81), Olympiacos (75) dhe Porto (68).