Pak kush e kishte pritur këtë lëvizje, teksa një lojtar i Sassuolos të kalonte te Barcelona. Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar blaugrana.
Këtë e ka konfirmuar klubi me një video të postuar në Tëitter. Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si sulmues, do të transferohet nga Sassuolo në “Camp Nou” në formë huazimi,
Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes, që thuhet të jetë rreth 8 milionë euro. Boateng e njeh mirë kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur te Las Palmas, ku ka shënuar 10 gola në 28 paraqitje.
Transfer news… pic.twitter.com/hNYrKR9nL1
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 21, 2019
Barça ishte në merkato për të përforcuar repartin ofensiv pas largimit të Munir drejt Sevilla-s. Duke parë edhe dëmtimet e shumta të Dembele dhe moshën e madhe të Luis Suarez, klubi katalanas ka zgjedhur Boateng.