MENU
klinika

Merkato

Blerja e parë e Real vjen nga kategoria III

02.01.2019 - 19:55

Real Madrid bën blerjen e parë për vitin 2019, duke siguruar një sulmues i cili në Spanjë shihet si një talent premtues. Mohamed Mizzian, një adoleshent 18-vjeçar i cili ka luajtur me të rinjtë e skuadrës së kategorisë së tretë, Melilla, tani është pjesë e madrilenëve.

Madrilenët kanë mposhtur konkurrencën e Barcelonës për të firmosur me të. Lojtari është transferuar në Madrid në huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të tij.

Ai do të jetë fillimisht pjesë e Castilla, skuadrës së dytë të madrilenëve, por të gjithë mendojnë se shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit të parë, edhe pse nuk ka shumë eksperiencë.

mizzian
mizzian

Djaloshi kishte spikatur prej shumë kohësh në kampionatet e të rinjve në Spanjë, por këtë vit u tregoi madrilenëve në përballjen që Melilla kishte me ta në Kupën e Mbretit se ka realisht vlera.

Edhe pse skuadra e Solarit kaloi pa vështirësi turin, Mizzian ishte i vetmi i cili sa herë që kapte topin kërkonte dhe gjente hapësira për të gjuajtur në portën e Keylor Navas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN