MENU
klinika

A mund të shtyhet afati?

Britania nuk do të dalë nga BE në 29 mars?

23.01.2019 - 17:10

Vonesa ose anulimi i Brexit do të ishte një “shkelje” e besimit të elektoratin dhe më keq se sa të largohej nga BE pa marrëveshje, tha Liam Fox.

Ministri i Brexit tha për programin BBC Radio 4’s Sot që deputetët që kërkojnë një vonesë të Brexit, në të vërtetë duan anullimin e procesit.

Deputetët propozojnë plane alternative për marrëveshjen e kryeministres me BE-në, duke përfshirë edhe kërkesën e shtyrjes së datës së daljes në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është planifikuar për në 29 mars.

Sipas ligjit aktual, Britania e Madhe do të dalë nga BE më 29 mars, pavarësisht nëse është arritur apo jo një marrëveshje. Vendimi për t’u larguar është marrë në qershor 2016.

Liam Fox tha se deputetët duhet të mendojnë për “pasojat politike” të vonimit të Brexit jo vetëm “pasojat ekonomike afatshkurtra”.

Ish-kancelari George Osborne, një nga njerëzit që gjatë referendumit bëri fushatë që Britania të mbetet në BE, ka thënë se vonesa e daljes BE ishte tani opsioni më i mundshëm.

Osborne, i cili u shkarkua nga May, kur u bë kryeministre pas referendumit, tha se pasuesi i tij Philip Hammond i kishte thënë bizneseve se largimi pa marrëveshje nuk ishte i mundur. “Por ne duhet ta dëgjojmë këtë nga kryeministrja britanike,” tha ai.

27 shtetet e tjera anëtare të BE do të duhet të bien dakord për shtyrjen e datës së largimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Më pas, të shtunën e ardhshme, deputetët do të votojnë, pasi refuzuan planin fillestar me 432 vota kundër dhe vetëm 202 pro të martën e kaluar.

Duke shpalosur planin e rishikuar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, gjatë fjalimit të saj në Parlament, kryeministrja Theresa May theksoi se e vetmja mënyrë për t’u garantuar që Britania do të mund të shmangë katastrofën e daljes nga BE-ja pa marrëveshje është, ose miratimi i marrëveshjes së saj të negociuar me BE-në, ose revokimi i “Nenit 50” të Traktatit të Lisbonës.

Ajo këmbënguli se ishte më e fokusuar në gjetjen e lëshimeve nga BE-ja, të cilat do të mund të gjenin mbështetje nga deputetët britanikë, ndërkohë që hodhi poshtë thirrjet për shtyrjen në kohë të “Brexit”-it.

Shefja e ekzekutivit britanik u shpreh se nuk kishte shumicë parlamentare për një referendum të dytë. May tha se do të vazhdojë konsultimet e mëtejshme me Partinë Demokratike Unioniste të Irlandës së Veriut, për çëeshtjen e mekanizmit që shmang një kufi klasik mes Republikës së Irlandës – shtet i Bashkimit Europian, – dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…