MENU
klinika

Ishin shokë skuadre

Cana-Lenjani, solidaritet për lojtarin e zhdukur

22.01.2019 - 22:26

Dita e sotme ka nisur me një ngjarje shumë të trishtë në botën e futbollit. Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili po udhëtonte drejt Anglisë me një avion të vogël, u zhduk nga radarët dhe mendohet se ka humbur jetën në një aksident ajror.

Ndërkohë, në mbrëmje janë ndërprerë kërkimet, për shkak edhe të motit të keq. Miatë dhe të afërmit kanë shpresuar se aim und të ishte gjallë, por ndërkohë që orët kalojnë, kjo shpresë thuajse është shuar.

Kanë qenë të shumtë shokët e skuadrës apo ata që kanë njohur nga afër futbollistin që i kanë kushtuar vëmendje kësaj ngjarjeje, duke shprehur solidaritetin e tyre për familjarët.

 

View this post on Instagram

 

emiliano bro we are with you inshAllah we’ll hear from you… ???? #makedua #pray

A post shared by Ermir Lenjani (@lenjaniermir) on

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Lorik Cana me Ermir Lenjanin. Të dy kanë qenë shokë skuadre me sulmuesin argjentinas në sezonin 2015-2016, kur vishnin fanellën e Nantes.

“Lutuni për Emiliano” – ishte mesazhi i publikuar nga Cana në rrjetet sociale. “Ne jemi me ty, shpresojmë të dëgjojmë nga ti”, – ishin fjalët e Lenjanit për futbollistin e zhdukur në mënyrë tragjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN