MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Dembele e Messi, Barcelona në çerekfinale

17.01.2019 - 23:27

Barcelona ka përmbysur shifrat e ndeshjes së parë ndaj Levantes (2-1), duke fituar 3-0 në “Camp Nou” dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Pjesa e parë ka qenë e luftuar, pasi miqtë nuk kanë lëshuar aspak në lojë, madje kanë tentuar të shëojnë ndonjë gol me kundërsulm, edhe pse nuk ia kanë dalë dot.

Për të ardhur në minutën e 30-të, kur Dembele zhbllokon sfidën. Vetëm një minutë më pas, sërish Dembele, i shërbyer nga Messi, shënon golin e dytë dhe fraksioni i parë mbyllet 2-0.

Ndërsa në pjesën e dytë është vetë Messi që shënon golin e tretë, kur kronometri regjistronte minutën e 54-t. 3-0 dhe Levante thuajse dorëzohet. Më pas ka pak histori, vendasit më shumë qarkullojnë topin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN