MENU
klinika

Mund të jetë gjallë

Fije shprese për futbollistin e zhdukur

23.01.2019 - 12:12

Në një raport të publikuar pak minuta më parë, policia që po merret me kërkimin e futbollistit Emiliano Sala, që u zhduk së bashku me avionin që po udhëtonte nga Franca në Angli, bën me dije se është përqendruar në katër pika.

Duke qenë se në mijëra milje katror që është bërë kontrolli nuk është gjetur asnjë shenjë ose mbetje nga avionic, policia ka nisur të dyshojë se avioni mund të jetë ulur diku dhe se asnjëri nuk ka mundësi që të kontaktojë për të treguar vendndodhjen.

Një tjetër hipotezë është që avioni mund të jetë ulur mbi sipërfaqen e detit dhe aty është përdorur një mjet shpëtimi nga piloti dhe nga futbollisti, ose janë marrë nga varka të rastit, por sërish nuk ekziston mundësia për t’u lidhur me ta.

Me shumë gjasa, policia do të nisë tashmë kërkimet edhe nëpër ishuj, aty ku mund të mendohet se Sala mund të jetë duke pritur.

emiliano sala
emiliano sala

Kujtojmë që Emiliano Sala sapo kishte firmosur për ekipin e Cardiff në Premier League. Më parë ka luajtur për Nantes në kampionatin francez, ku para dy vitesh ishte shok skuadre me Lorik Canën dhe Ermir Lenjanin.

RAPORTI I POLICISË

1.Ata kanë zbritur diku tjetër, por nuk kanë mundësi të kontaktojnë.

2.Mund të jenë ulur në ujë, janë marrë nga një anije që kalonte, por sërish ka munguar kontakti.

3.Mund të jenë ulur në det dhe të kenë përdorur varkën që ndodhej në bord për shpëtimin e jetës.

4.Avioni mund të ketë rënë në ujë dhe ata i ka lënë në sipërfaqe. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN