MENU
klinika

NBA

Golden State “shkatërron” Chicago Bulls

12.01.2019 - 11:43

Një fitore spektakolare e kampionëve në fuqi të NBA. Golden State Warriors, në “Oracle Arena”, mposhti Chicago Bulls me rezultatin e thellë 146-109, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në NBA.

Vendasit dominuan tërësisht takimin, me përjashtim të fraksionit të dytë, që u fitua nga miqtë nga Chicago me 5 pikë diferencë. Thompson ishte më i miri i sfidës, duke regjistruar 30 pikë, 1 asist dhe 2 rikuperime, ndërsa nuk mbeti pas as Stephen Curry me 28 pikë, 8 asiste dhe 5 rikuperime.

Cleveland Cavaliers vioj me humbjet, teksa këtë herë humbi në transfertën ndaj Houston Rockets me rezultatin e thellë 141-113. James Harden ishte “magjik” këtë mbrëmje, duke regjistruar 43 pikë, 12 asiste dhe 10 rikuperime për skuadrën e Rockets.

Edhe kanadezët e Toronto Raptors regjistruan fitoren e katërt radhazi, pasi mposhtën Brooklyn Nets me rezultatin 122-105. Miqtë e nisën mjaft mirë sfidën, duke fituar fraksionin e parë të saj, por më pas kanadezët treguan gjithë superioritetin e tyre, duke krijuar diferencë bindëse ne pjesët pasardhëse.