MENU
klinika

Detajet

Kaçifas/ Kërkohet shtyrja e hetimeve, flet avokati

31.01.2019 - 12:54

Media greke “Prothotema”, ka publikuar sot detaje të reja për vdekjen e Konstadinos Kaçifas.

“Protothema” shkruan se autoritetet shqiptare kanë kërkuar tre muaj shtyrje për përfundimin e investigimit të rrethanave të vdekjes.

Ndërsa autoritetet greke kërkojnë të përfshihen ne dosje telefonatat dhe mesazhet e fundit nga celulari i viktimës.

Në lidhje me shtyrjen ka folur edhe avokati i familjes Kaçifas, Efthimios Navridhis.

Gjatë fjalës së tij në televizionin grek, ai e ka konsideruar shqetësues situatën, por jo surprizuese pasi sipas tij pala shqiptare e ka trajtuar njësoj çështjen gjatë gjithë kohës.

Gazeta greke “Prothotema” shkon më tej duke theksuar se shtyrja e mbylljes së dosjes ndodh pasi pala shqiptare kërkon me ngulm të vërtetohet se Kaçifas ishte një ekstremist që qëlloi kundër policisë dhe turmës, duke rrezikuar jetë njerëzish, çfarë në fakt nuk qëndron.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi