MENU
klinika

Sakrificat e viteve 90'

Kur ekipet kosovare udhëtonin me traktor…

28.01.2019 - 17:07

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e skuadrës kosovare të Llapit në vitet 90’, që në atë kohë po udhëtonte me traktor për të zhvilluar një ndeshje futbolli, në mungesë të një autobusi.

Vitet 90’ ishin shumë të vështira për futbolln kosovar, që luftonte për ekzistencë në Kosovës e okupuar, pasi vendin ishte nën ish-regjimin e Serbisë.

Sot futbolli kosovar është anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa Kosova po merr pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare të këtyre dy organizatave.

Por, krejt ndryshe ishte në vitet e 90-ta kur futbolli i mëvetësuar kosovar prej atij të ish-Jugosllavisë po luftonte kundër shuarjes. Sporti më i popullarizuar në botë në atë kohë zhvillohej në kushte të tmerrshme.

kosova
kosova

Me siguri futbollistët kosovarë të atyre viteve nuk mund t’i harrojnë sakrificat dhe vështirësitë e shumta, por ndërkohë sot krenohen me arritjet që ka bërë Kosova në arenën ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN