Tri humbje radhazi dhe Los Angeles Lakers i është rikthyer krizës. Pa LeBron James skuadra kaliforniane është shndërruar në një skuadër mediokër. Në Minneapolis, 16-herë kampionët e NBA u shkërmoqën nga Minnesota Timberwolves me shifrat 108-86.
Ishte një sfidë ku shkëlqyen dy talentet e vendasve, Andreë Wiggins dhe Karl-Anthony Towns me nga 28 pikë secili, ndërsa ky i fundit spikati edhe poshtë tabelës me plot 18 rikuperime.
Te Lakers pikëshënuesi më i mirë ishte Stephenson me 14 pikë statistika këto që të bëjnë të kuptosh se skuadra kaliforniane pa mbretin James, Kyle Kuzman dhe Rajon Rondon është një ekip pa cilësi.
Ndryshe nga Lakers mori një tjetër fitore Los Angelos Clippers, që në Staples Center, tregoi dhëmbët ndaj Orlando Magic, duke triumfuar me shifrat 106-96 dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në Perëndim. Më i miri mbi parket për Clippers ishte Harris me 28 pikë.
U ngjit sërish në krye të konferencës së Lindjes, Toronto Raptors, që kaloi pa probleme në Kanada, Indiana Pacers me rezultatin 121-106. Në mungesë të dy pikëshënuesve Leonard dhe Valanciunas, më të mirët mbi parket për Raptors ishin Noman Powell dhe Serge Ibaka.
Paraqitja e shkëlqyer e Rusell Westbrook që realizoi një tjetër triple-double duke arritur shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës, nuk ishte e mjaftueshme për Oklahoma City Thunder që u mposht në shtëpi nga Washington Wizards me rezultatin e thellë 98-116.