Lugano dhe Juventus kanë lidhur një marrëveshje në lidhje me transferimet e talenteve të reja nga njëra skuadër te tjetra.
Lugano ka marrë nga Juventus disa futbollistë të rinj dhe, mes të tjerëve, është edhe mbrojtësi kosovar Cendrim Kameraj, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Juventus në Itali.
Mbrojtësi 20 vjeçar ishte pjesë e Juventus që nga viti 2017, duke bërë disa paraqitje me fanellën bardhezi dhe tashmë ka ardhur koha të hedhë një hap tjetër në karrierë.
Klubi zviceran e ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit dhe do të jetë pjesë e skuadrës së dytë fillimisht, ndërkohë që detyra e tij është që të bindë drejtuesit.
Më pas Kameraj pretendon të bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së madhe, aty ku luan edhe Armando Sadiku. Kameraj do të jetë pjesë e Luganos deri në vitin 2021. (Vipsport)