MENU
klinika

Personalitet kulturor

Maks Velo merr çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

14.01.2019 - 11:04

Viti 2019 nis me një çmim të rëndësishëm të dhënë nga Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë (SHASH) për një personalitet të veçantë në fushën e kulturës. Maks Velos i është dhënë çmimi   “Mjeshtër në Arkitekturë” në kuadrin e një sërë çmimesh të dhënë nga FAMA – “Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare / Festival of Albanian Modern Architecture”.

Çmimi i akordohet këtij personaliteti për kontribuimin në gjenezën e Arkitekturës Moderne në Shqipëri e cila do të akordohet në datën 24 janar në oren 18:00. Maks Velo është një personalitet që ka polemizuar periudhën postkomuniste po edhe atë të sistemit totalitar në kohën e komunizmit.

Ka debatuar si pjesë e opinionit publik shqiptar në shumë media për shumë çështje që kanë lidhje me artin në pikturë, në arkitektonikë, por edhe në ato elementë të traditës kulturore me figura të tjera të rëndëSishme të opinionit publik.

Ai ka qenë nismëtar i një debati të gjatë për Teatrin Kombëtar Shqiptar në lidhje me shembjen apo jo të tij, që kur Kryeministri i tanishëm Edi Rama ka qenë ministër kulture. Ka polemizuar shumë dhe konceptin që ka ai për artin modern, për problemet me artin e sotëm në pikturë, si dhe për ambientet urbane në lidhje me arkitektonikën urbane.

Gjithashtu një debatues i zjarrtë për sistemin diktatorial ku ka qenë dhe vet i dënuar politik për një kohë të gjatë. Së fundmi ai u rikthye me debatin e dosjeve të sigurimit mbi çështjen e tij të spiunimit gjatë përndjekjes dhe kohës së burgut.

Lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Vitet e fëmijërisë i kalon në qytetin e Korçës ku familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës. Mbaron gjimnazin dhe studimet e larta i kryen në Institutin Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Në vitin 1960 ai është pejsë e një projekti të ti jtë parë në Tiranë dhe më vonë punon për projektim në qytetin e Tiranës. Shumë projekte janë krijuar në bashkëpunim me të si: Parku i Madh i Liqenit, Tiranë – shkolla “EminDuraku”, Tiranë – objekti i banimit pranë Hotel Tiranës – godina e ish-ATSH, Tiranë – ish-hotel “Arbana”, Tiranë – kinemaja e Laprakës, Tiranë – kinema “Pionieri”, Tiranë – “UzinaMeknike”, Peshkopi, etj.

Pas vitit 1973 çdo gjë kthehet ndryshe, kurba e tij ngjjitëse tashmë do të zbresë. Arrestohet nga pushteti i kohës dhe dënohet për 10 vjet burg. Natyra e gjallë dhe e sinqertë e tij përkundrejt velrave të vërteta njerëzore sa dhe estetike në art ranë shumë shpejt në sy të Sigurimit të Shtetit të cilët e ndaluan dhe e arrestuan. Akuza për të ishte kjo shprehje e sinqertë e vlerave modern në art, në arkitekturë dhe si rrjedhojë siç pretendohet i digjen 250 vepra.

Ai dënohet jo pak po 18 vjet gjthsej në kohë e komunizmit dhe del nga burgu në vitin 1991. Kalvari i gjatë i burgut në vend të nënshtrimit e bëri më të fortë për të ndjekur rrugën e tij, atë të përsosjes së vlerave moderne, rrugëtim që e kishte filluar që në fillimin e tij.

Është shumëdimesional në art. Ai përveçse arkitekt është i apasionuar pas pikturës, prozës, poezisë, publicistikës, gjë që e bëjnë të angazhuar, si në marrrëdhënie shoqërore, edhe si një zë i rëndësishëm i opinionit intelektual. Nuk bën kompromis mbi të vërtetën e tij, ai i qëndroi besnik pikëpamjes së tij moderne në art.

Është autor i një numri të konsiderueshëm librash në publicistikë ku mund të përmendim: “Kokëqethja”, “Paralele për arkitekturën”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura “, “Betonizimi i Demokracisë”, “Jetë paralele” (105 dokumente të sigurimit të shtetit),” Vizatime mbi arkitekturën popullore shqiptare”, “Grafika e Realizmit Socialist në Shqipëri”, “Skulptura e ‘Realizmit Socialist’ në Shqipëri dhe Skulptura në Europë”, “Nënë Tereza ” (Vizatime), “Paris 1” dhe “Paris 2” (Vizatime dhe poezi), “Tapeti i kuq” (Poezi), “Përkthyesi”, “Pastel”, “Spaç”, “Hetimi dhe Klubi Karavasta” “Jetë paralele”, etj.

Mjaft i pëlqyer në shumë vende të ndryshme për pikturat dhe në grafikën e tij të veçantë në shumë vende të botës.

Vazhdon të jetë një zë i fuqishëm dhe i pavarur i opinionit publik. Edhe pse në moshën 84 vjeçare ai është një zë i lirë dhe profesional që duhet ndjekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN