MENU
klinika

Me avionin privat

Messi shkon në Itali, arsyeja e udhëtimit

14.01.2019 - 20:42

Mbrëmë Lionel Messi arriti numrin 400 të golave të shënuar në La Liga me fanellën e Barcelonës dhe sot, duke përfituar nga dita e pushimit, me avionin e tij privat, ka udhëtuar drejt Italisë.

Ai ka udhëtuar për të vizituar nutricistin e tij, Giuliano Poser. 31 vjeçari blaugrana i beson shumë Poser, i cili është udhëzues i tij për dietë një gjë që ka ndikuar që ai të këtë edhe performanca të mira në fushë.

Messi i ka kërkuar ndihmën e tij teksa po kërkon të zgjidhë disa probleme muskulore dhe të vjellat që i kishte pasur dy sezone me parë.

Metoda e Poser, të cilën gjë ai e kishte shpjeguar në një intervistë, konsiston në marrjen e energjisë maksimale për muskujt e sportistëve, punën individuale, parandalimin e lëndimeve dhe tipa të tillë të ushqimit. Disa lojtarë të Argjentinës janë trajtuar nga duart e këtij nutricisti për disa vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi flet për rivalin tij

Messi: Nuk e mendoja se Cristiano Ronaldo…