MENU
klinika

Kupa e Italisë

Napoli kalon Sassuolon, ja me kë ndeshet

13.01.2019 - 23:08

Të gjitha skuadrat e mëdha janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Pas Milan, Juves, Inter e të tjera, edhe Napoli e ka zgjidhur lehtë.

Një gol i Milik në minutën e 15-të dhe një i Ruiz në të 74-ën i kanë dhuruar Napoli-t fitoren 2-0 ndaj Sassuolo-s dhe kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lajme të mira edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është kthyer titullar pas dy ndeshjeve radhazi të kaluara në stol.

Në çerekfinale, ekipi i Carlo Ancelotti-t do të përballet me Milan-in, që ka eliminuar Sampdoria-n në fazën e 1/8-ve.