MENU
klinika

Idrizi e çon në FIFA

Nuk vjen nga Brazili, Flamurtari padit Alves

07.01.2019 - 12:54

Zhvillime të rëndësishme në kampin vlonjat. Pas situatës jo të mirë të krijuar së fundmi, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp pak minuta më parë në Vlorë.

Përsëri sulmuesi brazilian Danilo Alves është bërë çështje, pasi nuk ka mbërritur në kohë në Vlorë. Klubi i Flamurtarit ka vendosur ta padisë lojtarin në FIFA, ashtu sic bëjnë shumica e klubeve europiane në raste të tilla.

Alves duhet të vinte në kohë pranë ekipit, nuk mund të qëndronte plazheve të Brazilit. Kështu që ne jemi të detyruar t’i dërgojmë një letër FIFA-s në lidhje me kontratën e lojtarit.

idrizi alves
idrizi alves

I pranoj vonesat e rrogave, por nuk toleroj thyerjet disiplinore si të Alves. Mesa duket, dielli në Brazil po zgjat shumë”, – u shpreh administratori Idrizi. Një masë disiplinore që ka trembur edhe futbollistët e tjerë, sidomos të huajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN