28.01.2019 - 15:02
Një tjetër gol i rrallë është shënuar në fundjavë. Kjo ka ndodhur në javën e 19-të të kampionatit holandez, Eredivisie, ku Alkmaar fitoi 0-2 në fushën e Heerenven.
Më shumë se suksesi në transfertë i skuadrës që renditet në vendin e katërt, bëri përshtypje goli i dytë i shënuar nga Oussama Idrissi (më parë Floranus i Heerenven kishte devijuar në portën e tij).
22-vjeçari po ekzekutonte një këndore, kur përfitoi nga shpërqendrimi i portierit duke e çuar direkt topin në rrjetë.
Një gol, sa i veçantë, aq edhe komik, pasi një gafë e tillë e “gardianit” as që mund të mendohet në këto nivele të futbollit europian.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Video e gafës së portierit
Autogoli më i çuditshëm vjen nga Serie B
Përmbledhja në një video