MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse dy superfuqitë SHBA-Kinë nuk i japin fund “luftës”?

18.01.2019 - 12:33

Marrëveshja në Buenos Aires dhjetorin e kaluar midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, bëri që shumë njerëz të mendojnë se lufta tregtare e dy vendeve do të përfundojë së shpejti. Megjithatë, optimizmi i tillë është i gabuar.

Duket se konfliktet dypalëshe pa dyshim do të vazhdojnë, siç e pamë edhe me arrestimin në fillim të dhjetorit të Zyrtarit të Përgjithshëm të Huawei Meng Wanzhou. Por nuk ka gjasa që mosmarrëveshjet politike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës të kenë rezultate katastrofike, për aq kohë sa SHBA përballet me realitetin në tri mënyra.

Si fillim, politikëbërësit e SHBA-së duhet të pranojë që Kina ka GDP-në më të madhe në botë. Por Amerika natyrisht do të mbetet një fuqi e madhe ekonomike.

Së dyti, Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë nevojën për reforma strukturore ekonomike në vend, ashtu si Kina bëri katër dekada më parë, megjithëse me një fokus dhe trajektore shumë të ndryshme.

Nëse politikëbërësit e SHBA vazhdojnë të përqendrohen tek biznesi i madh dhe ekonomistëve neoliberalë, atëherë performanca ekonomike e vendit do të përkeqësohet dhe pabarazia e pasurisë mes amerikanëve do të vazhdojë të zgjerohet. Kjo nga ana tjetër do të rrisë rrezikun e jostabilitetit të mëtejshëm social, ekstremizmit dhe populizmit.

Së fundi, Amerika ka nevojë të kuptojë më mirë qëllimet gjeopolitike të Kinës. Për shembull, edhe pse teoritë perëndimore parashikojnë se forca ekonomike e Kinës do ta kthejë atë në një fuqi dominuese globale, historia e vendit tregon se nuk është kështu.

Shumë udhëheqës globalë, veçanërisht Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin, duket se besojnë se fuqia ushtarake dhe shtrirja strategjike janë mënyrat më të mira për të matur konkurrencën dhe për të garantuar sigurinë. Por dominimi ushtarak dhe politik nuk janë më relevante në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ajo që Kina dëshiron është një sistem global i drejtë dhe i hapur në të cilin të gjithë mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të inkurajojnë bashkëpunimin ekonomik. Ajo dëshiron të vazhdojë të rrisë mirëqenien e popullit të saj dhe beson se paqja në botë mund të mbështetet më së miri kur të gjitha vendet janë ekonomikisht të suksesshme.

Dhe sigurisht, si një nga ekonomitë kryesore, Kina vetë do të përfitojë shumë nga një botë paqësore.

Në këto kohë trazirash, nga një betejë ideologjike ku modeli i zhvillimit ekonomik është superior, nuk do të përfitonte askush.

Si dy ekonomitë më të mëdha në botë, SHBA dhe Kina kanë një përgjegjësi të veçantë për të menaxhuar një rend të ri ndërkombëtar multipolar. Ata do ta bëjnë këtë më efektivisht duke bashkëpunuar dhe duke menaxhuar bashkërisht sfidat që do të lindin në mënyrë të pashmangshme.

P.H. Yu është Kryetar i Këshillit të Institutit të Ekonomisë së Re Strukturore në Universitetin e Pekinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”