Vladimir Putin u ka bërë thirrje rusëve të bashkojnë forcat dhe të punojnë së bashku për të ndihmuar vendin e tyre të zhvillohet, duke shtuar se ata kurrë nuk kishin patur dhe nuk do të kenë asnjë ndihmë”, duke iu referuar në mënyrë të fshehtë Perëndimit.
Fjalimi i Putinit u regjistrua disa ditë më parë dhe u transmetua pak para para mesnatës në Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse.
Ai tha: “Ne presim me padurim fillimin e Vitit të Ri me ngazëllim dhe shpresë, shohim sytë entuziastë të të vegjëlve, ndiejmë se si prindërit dhe gjyshërit janë të lumtur nëse e gjithë familja është së bashku në këtë moment dhe zemrat e tyre kuptojmë se kjo është magjia e Vitit të Ri.”
Putin vuri në dukje se në prag të Vitit të Ri të gjithë zakonisht shprehin dëshira që të afërmit të jenë të shëndetshëm, që fëmijët të sjellin gëzim, dhe ëndrrat të bëhen të vërteta” shtoi presidenti.
Por ai tha: “Sidoqoftë, ne e dimë me siguri se më e mira për ne, për familjen dhe vendlindjen tonë, mund të arrihet vetëm përmes përpjekjeve tona dhe punës së përbashkët. Ne kemi për të zgjidhur shumë detyra të ngutshme në ekonomi, shkencë dhe teknologji, shëndetësi, arsim dhe kulturë, dhe më e rëndësishmja, hap pas hapi do të përpiqemi të përmirësojmë mirëqenien dhe cilësinë e jetës në mënyrë që të gjithë qytetarët e Rusisë dhe të gjithë ne të shikojmë ndryshime për mirë në vitin e ardhshëm”.
“Ne mund ta bëjmë këtë vetëm së bashku. Ne kurrë nuk kemi pasur dhe kurrë nuk do të kemi asnjë ndihmë, prandaj është e rëndësishme që ne të jemi një popull i bashkuar dhe i forte”, theksoi presidenti.
Ndërkohë, Putin i ka thënë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në një letër për Vitin e Ri se Kremlini është “i hapur për dialog” në çështjet e panumërta që pengojnë marrëdhëniet midis vendeve të tyre.
Kremlini publikoi një përmbledhje të “mesazhit të përshëndetjes” të Putinit për Trumpin të dielën.
Në përmbledhje thuhet se udhëheqësi rus ka shkruar: “Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë faktori më i rëndësishëm i sigurimit të stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Moska ka thënë se një nga çështjet me rëndësi që do të diskutonte me SHBA-në është plani i Uashingtonit për tërheqje nga pakti i armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kishte thënë se tani është koha që SHBA të organizojë takimin e radhës më 2019.
Mesazhi i Trump ishte midis dhjetëra urimeve që Putin i dërgoi udhëheqësve të tjerë botërorë, secili i përshtatur.
Mes tyre edhe Presidenti sirian Bashar al Assad, të cilin udhëheqësi rus e ka mbështetur gjatë një lufte civile që filloi në vitin 2011./konica.al